Aksidenti në Korçë, kush është mësuesja që humbi jetën

506
Sigal

Në aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Korçë ku humbi jetën një grua  është identifikuar emri i saj.

Bëhet fjalë për Luiza Dule, 48 vjeçe, me profesion mësuese, e cila ishte nisur për në punë si çdo ditë drejt shkollës së fshatit Arrëz, por mjeti i tyre u përfshi në aksident.

5 mësuesit po udhëtonin me makinën tip ‘Range Rover’, targa AA112CA, ndërsa mësohet se rruga që të çon në fshatin Arrëz është tejet e amortizuar, dhe për shkak të ngricës dhe akullit automjeti ka marrë mbrapsht dhe është përmbysur.

Si çdo ditë, 5 mësuesit ishin nisur për në punë, drejt shkollës së fshatit Arrëz.