Aksidenti në Kavajë, arrest me burg për 3 zyrtarët e ARRSH

453
Sigal

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për tre zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH pas aksidentit të ndodhur një javë më parë në aksin rrugor Plepa-Qerret, ku humbën jetën 2 fëmijë të mitur.

Dritan Fejzo, drejtor juridik në ARRSH, Bib gjomaka, drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor Tiranë dhe Lek Lushaj, drejtor i sigurimit të cilësisë pranë ARRSH u vunë në pranga disa ditë pas aksidentit tragjik. Në seancën me dyer të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata la në fuqi vendimin e prokurorisë, arrest me burg për tre zyrtarët me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë ka rezultuar se aksidenti ku humbën jetën vëlla e motër, 3 dhe 5 vjeç do të kishte pasur pasoja më pak fatale nëse siguria në rrugë do të kishte qenë më e madhe.