Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, dy të plagosur

451
Sigal

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Sipas informacioneve të para raportohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një makinë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit, ku drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.