Aksidenti në aksin Lezhë-Tiranë, dy viktima

450
Dy persona humbën jetën mëngjesin e kësaj të marte në aksin Lezhë-Tiranë pasi dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, teksa udhëtonin me shpejtësi.
Në aksident janë përfshirë mjeti “Benz”, me targa TR 0143 M dhe mjeti “Benz”, me targa LA 9785 A. Makina me targa Laçit drejtohej nga shtetasi Besnik Milla, 35-vjeç i cili udhëtonte me nënën e tij, Tereza Milla rreth 65-vjeçe dhe bashkëshorten 32-vjeçare. Këta persona u plagosen dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Në mjetin me targa te Tiranes udhëtonte drejtuesi i tij Dëfrim Balla 25-vjeç, qe mbeti i vdekur në vend dhe Agron Rushiti 20-vjeç.
Ky i fundit ndërroi jetë në spital.
Sigal