Aksidenti Korçë – Pogradec/ Detaje të reja, shkon në tetë numri i të plagosurve

580
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rrugor i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Janë plagosur tetë persona, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Land Rover”.

Dy prej të plagosurve, që janë edhe vëllezër, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish-ministër së qymyrit, në fshatin Vërdovë të Pogradecit, teksa rruga ka qenë shumë e vështirë.