Aksidenti i tretë brenda ditës në Elbasan, drejtuesi i motorrit dërgohet në spital

452
Sigal

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Drejtuesi është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin ku është shënuar aksidenti, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.