Aksidenti i trefishtë në Lushnje, një makinë bie në kanal, 3 të plagosur

513
Tre mjete janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në rrugën nacionale “Fier-Lushnje” në afërsi të vendit të quajur “Pushim i shoferit”. Një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka qenë shkak i përplasjeve në seri ku janë plagosur lehtë tre persona të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes janë larguar për në banesat e tyre.
Momenti i parakalimit i ka kushtuar dëme materiale mjetit me targa AA 143 OC, i cili pasi është përplasur me barrierën anësore të autostradës ka përfshirë në aksident dhe mjetet tip “Peugeot” me targa “AA 709 NM” dhe tip golf me targa “AA 964 AZ”.
Pasi ka përplasur mjetet e tjetër Opeli ka përfunduar në kanalin kullues përbri autostradës. Policia e qarkullimit rrugor Lushnje ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërkohë që ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e mjeteve për të verifikuar dokumentacionin dhe i kanë kryer testet e alkoolit.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur vitkima, kur vetëm dy javë më parë në të njëjtin vend u përfshinë në një aksident masiv natën vonë katër mjete, edhe ai aksident pa pasoja në jetë njerëzish por me dëme materiale.
Sigal