Aksidenti i tmerrshëm, ja kush është kamionisti shqiptar që humbi jetën në Itali (Emri)

615
Një kamionist 48-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën dje në një aksident të rëndë në Trento.
Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve dhe me gjithë ndërhyrjen e urgjencës dhe helikopterit të ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është Edmond Boci, një shqiptar rezident në Gjermani, vartës i një kompanie autotransporti gjermane. Shqiptari për arsye ende të paqarta është përplasur me një mjet që e parakalonte, një kamion i Çekisë. Shoferi i tij shpëtoi pa dëmtime.


Sigal