Sigal

Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Orikumit.

Viktima është shtetasi Artan Çela, 63 vjeç, i cili po udhëtonte me motor, kur është aksidentuar nga një makinë tip ‘Fiat’.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Orikum-Dukat, në vendin e quajtur si “Qafa e Luadhit”. Në këtë aksident është plagosur edhe drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në sptial, ndërsa drejtuesi i motorit ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.