Aksidenti i rëndë në Lushnje, automjeti del nda rruga, 1 në gjendje të rëndë dhe 2 të plagosur

465
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë, pikërisht në zonën e quajtur Rotondo e Plugut, ndërsa janë plagosur tre persona.

Një makinë tip “Reno Clio” ka goditur trafik-ndarësen dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra larg saj. Mësohet se në makinë udhëtonin tre persona, 1 mashkull rreth të 30-ave dhe dy vajza, 30 dhe 16 vjeç, ndërsa nuk bëhen ende të ditur emrat e tyre.

“Djali është në gjendje shumë të rëndë, por edhe dy vajzat kishin pësuar lëndime të mëdha. Kishin dalë komplet nga rruga madje disa metra larg. Erdhi ambulanca dhe i mori të tre, shpresoj të mos jetë shumë serioze dhe të mos humbasë jetën asnjëri”, tha një dëshmitar.
Sigal