Sigal

Policia e Korçës ka shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve, shkaktarë të aksidentit me pasojë vdekjen e babë e bijë, sonte, në unazën e këtij qyteti.

Sipas Policisë Vendor,e mësohet se janë shoqëruar Petrit Kupe dhe Lorenc Pllashi.

Dy të shoqëruarit janë drejtuesit e dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit. Njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar, ndërsa një i tretë është plagosur.

Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.