Aksidenti i rëndë, Dashamir Xhika injoroi vendimin e Gjykatës

467
Dashamir Xhika, Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, rezulton i përfshirë në një skandal, në lidhje me aksidentin tragjik të së shtunës në rrugën Plepa – Golem, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër, së bashku më nënën e tyre, u plagosën. Xhika nuk ka zbatuar një vendim të prerë gjykate, për të vendosur mbrojtëset anësore në vendin ku ndodhi aksidenti. Vendimi i formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë, të datës 1 Korrik 2014. Ky vendim, që mban numrin 2634, i dhënë nga trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Valdete Hoxha, Ilir Toska e Edlira Petriti, e detyron Autoritetin Rrugor Shqiptar, të drejtuar nga Dashamir Xhika dhe Ministrinë e Transporteve, të drejtuar nga Edmond Haxhinasto, që të procedojnë me vendosjen e mbrojtëseve anësore për të mbyllur hyrje – daljet për në pikën e karburantit pranë vendit të aksidenti. Subjekti “Pienvis” që ka në pronësi karburantin, e kishte çuar në gjykatë një vendim administrativ të Autoritetit Rrugor dhe Ministrisë së Transporteve të vitit 2010, për të vënë mbrojtëset anësore. Gjykata e Tiranës i dha të drejtë firmës së karburantit, me një vendim që mban datën 7 Qershor 2013. Por Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, e rrëzoi këtë vendim të Shkallës së Parë, pas ankimimit të bërë nga vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit me formë të prerë. Por edhe pse kanë kaluar dy vjet nga dhënia e këtij vendimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka e ka vënë ujin në zjarr, për të proceduar me vendosjen e mbrojtëseve, që do të kishin shpëtuar dy jetë njerëzish.
Sigal