Aksidenti i Golemit, arrestohen dy zyrtarë të ARRSH-së

405
Pas vdekjes së dy fëmijëve në një aksident në Kavajë, dy zyrtarë të Autoritetit të Rrugëve të drejtorisë së Tiranës janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Kavajës, e cila kishte nisur hetimin që para ngjarjes. Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit janë, Dritan Fejzo dhe Bib Gjomakaj. Këta dy zyrtarë akuzohen për shpërdorim detyre. Fejzo është drejtori juridik i Autoritetit Rrugor ndërsa Gjomarkaj është drejtori rajonal i Tiranës.
Sigal