Aksidenti i frikshëm në autostradë i merr jetën shqiptarit 25 vjeçar

872
Sigal

Shënohet viktima e parë si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi këtë pasditë të së martës në autostradën Tiranë- Durrës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:10 në zonën e Kasharit. Në incident u përfshinë 3 automjete dhe të plagosur mbetën dy persona. Njëri prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke humbur jetën.

Fjala është për një djalë të moshës 25 vjeçare, i identifikuar si Xhemal Goga.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.