Aksidenti fatal në Itali, kush është 37-vjeçari shqiptar që gjeti vdekjen (Emri)

499
Një shqiptar ka humbur jetë në një aksident të rëndë pasditen e djeshme në Cesena të Italis. Mediat italiane sot kanë zbuluar edhe identitetin e shqiptarit që ka humbur jetën. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Dritan Ulku, rezident në Montesilvano.
Ulku udhëtonte me furgon me dy shokë të tij, kur mjeti është përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë fatale dhe Ulku bashkë me një tjetër shqiptar kanë humbur jetën menjëherë. Viktima tjetër ende nuk është identifikuar nga mediat.
Ndërkaq personat që kanë qenë në kamion janë plagosur lehtë.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 18:00, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena kur janë përplasur vrullshëm dy automjetet.
Sigal