Aksidenti fatal në Itali, ja cila ishte nëna e 3 fëmijëve që ndërroi jetë

436
Të shtunën në darkë, 35 vjeçarja Denise Veliko, që udhëtonte në motorin e ngarë nga i shoqi, Aleks Gjika, 40 vjeç, ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A26 mes Ovadës dhe Masones në provincën e Genovas. Të përplasur me një makinë që u vinte përballë, gruaja ka fluturuar nga motori e ka rënë në asfalt.

Burrë e grua, rezidentë në Cormano të Milanos, ishin duke udhëtuar në drejtim të plazhit në Varazze ku tre fëmijët e tyre bashkë me nënën e Gjikës po kalojnë pushimet.

Gruaja, që punonte si bariste në një lokal të Cormanos, nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda të marra në aksident: e transferuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin San Martino të Genovas, ndërroi jetë në 3 të natës duke gdhirë e diel, shkruan Shqiptariitaise.

Ndërsa i shoqi, i punësuar në një ndërmarrje ndërtimi, ndodhet i shtruar në spital: është tejet i tronditur për sa ka ngjarë por nuk ka plagë serioze veç disa të gërvishtura.

Sipas policisë rrugore që po zbardh aksidentin, motori i çiftit shqiptar, në një parakalim ka dalë në brezin tjetër të rrugës që është përplasur me një veturë që vinte përballë, shoferi i të cilës ka ndaluar për dhënien e ndihmës dhe ka pritur policinë.
Sigal