Aksidentet rrugore në vend. 12 viktima vetëm në muajin Qershor

444
Aksidentet rrugore të regjistruara në rrugët e vendit tonë, vetëm gjatë muajit qershor u morën jetën 12 personave. Të dhënat e INSTAT tregojnë shkaktarët kryesorë të aksidenteve kanë qene drejtuesit e moshës së re. Duke ju referuar të dhënave gjatë muajit të kaluar ndodhën 185 aksidente rrugore, të cilat regjistruan 245 persona të lënduar. Po sipas të dhënave të bëra publike nga ky institucion krahasuar me qershorin e vitit të kaluar numri i të aksidentuarve është ulur me 12. Në Qershor, aksidentet rrugore, në 73,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç. Kjo kategori ka kryer 24,3 % të numrit të aksidenteve rrugore ose thënë ndryshe ¼ e tyre kanë shkaktarë drejtuesit e rinj të automjeteve. Aksidentet e shkaktuara nga të rinjtë e kësaj moshe janë rritur me 66,7 %, krahasuar me një njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Qershor, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 5,8 %.
Sigal