Aksidentet me vdekje në punë! Vendi ynë numër rekord në raport me BE

426
Kushte jo të mira në punë vijojnë të marrin jetë njerëzish në vendin tonë. Sektorët më problematikë janë ato të industrisë së rëndë. Por edhe pse dy vitet e fundi numri i të aksidentuarve për vdekje në punë ka pësuar ulje, nga 24 humbje jetësh që ishin në vitin 2015, në 12 në 2016 sërisht vlera rezulton e lartë në raport në vendet e BE.
Sipas Eurostat në vendin tonë në 100 mijë punonjës 5.5 humbën jetën në punë në një kohë që mesataria e BE është 1.8 të vdekur në 100 mijë. Për fat të mirë në 2106 nuk jemi më vendi i parë në Europë për numër të lartë vdekjesh në punë siç ishim në 2015, po në të katërtin.
Pakujdesitë dhe kushtet më të këqia në punë paraqiten në Rumani, ku raporti është 7.1 vdekje për 100 mijë punonjës.
Më pas renditen Letonia dhe Lituania, me përkatësisht 5.9 dhe 5.6 vdekje nga aksidentet për 100 mijë punëtorë dhe më pas vendi ynë. Ndërsa në të gjithë shtetet e tjera, treguesi është nën 4. Vendet ku punëtorë kanë më siguri janë Finlanda, Greqia, Holanda pasi vdekshëmria është në shifra të papërfillëshme.
Sigal