Aksidentet fajësojnë emërimet nepotike në Policinë e Shtetit

451
Mesdita e së mërkurës ka tronditur qytetin e Sarandës. Një fëmijë është aksidentur rëndë në kokë nga një automjet dhe pasi është përcjellur për në spitalin rajonal të Sarandës për ndihmën e parë, është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Nuk po futemi për shkaqet e aksidentit, por ajo që duam të nënvizojmë është roli i policisë në këtë qytet. Policia rrugore e këtij qyteti është nepotike në 70% të emërimeve të sajë, po ashtu edhe trupat e shërbimit patrullë janë shumica militantë pa asnjë kualifikim, vetëm me një urdhër të “bllokut të shënimeve elektorale”.

 Këtë fakt e themi se si policia e rendit, ajo rrugore, ajo bashkiake, apo edhe private para objekteve që ruajnë, kanë si ofensivë gjobitjen e makinave të parkuara gabim në trotuare (jo se nuk e kanë hak gjobën për shkeljen ligjore), por duhet përqendruar vëmendja tek rreziqet për qytetarët që paraqitet nga gudimi i automjeteve, sidomos tani në sezonin veror. Aksidente nuk kanë ndodhur vetëm në Sarandë dhe kjo nuk është gjendja e policisë së Sarandës, por në të gjithë vendin. Një fëmijë u aksidentua (zoti e ndihmoftë dhe e shpëtoftë e fati qoftë me të) pikërisht në aksin rrugor më të populluar nga pushuesit. Me dhjetëra janë shkrimet në “Telegraf” për rolin dhe shërbimin policor, si në Sarandë, ashtu dhe në qytete të tjera, ku lihen jashtë vëmendjes (me dashje apo pa dashje) gudimi me shpejtësi të madhe në qytet.

 Rregullorja parashikon shpejtësi të detyruar dhe gudim nga persona pa leje drejtimi automjeti, të cilat janë kthyer në fenomen kërcënues për jetën e qytetarit dhe për çudi, megjithëse të shumta e të përditshme, për këto raste nuk ka asnjë gjobëvënie, por vetëm për automjete të parkuara. Me sa duket aksioni është për të grumbulluar para për të mbushur buxhetin e shtetit. Pra disa ditësh u denoncua në media dhuna e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve dhe Ministri i Brendshëm nuk vonoi të jepte arsyet se kish një vit pa paguar 150 mijë lekë të vjetra dhe kjo duhej ta çonte deri në masakrim qytetarin. Nuk dihet kjo lloj apatie nga policia, sidomos ajo rrugore, ku edhe gjobat, përveçse për arsyet që thamë më lart ku vendosen, janë edhe të selektuara se kujt personi i përket automjeti. Ligji është i barabartë për të gjithë!

Sigal

Agron MEMA