Aksident vdekjeprurës në Durrës, humb jetën drejtuesi i motorit

457
Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një 60-vjeçar ka mbetur viktimë.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, ora shënonte rreth 15:45 , kur te tek kthesa e Manzës, një mjet tip “Ford” që drejtohej nga D.F. është përplasur me një motoçikletë me drejtues Sh.Gj. 60 vjeç, banues në Radë. Përplasja ka qenë fatale për këtë të fundit, që ka ndërruar jetë.
Identiteti i viktimës është Shaqir Gjergji.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për tu pyetur mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Durrësit.
Sigal