Aksident tragjik, vdes një vajzë shqiptare në Itali

686
Sigal

Një 25 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Cuneo të Italisë.

25-vjeçarja me iniciale L. I., u përplas nga një automjet në autostradë kur po tentonte të kalonte rrugën.

Mediat italiane, raportojnë se shoferi i automjetit që goditi vajzën kaloi në gjendje shoku dhe u shoqërua drejt spitalit.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e aksidentit.