Aksident tragjik, vdes një fëmijë në Fier

632
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Një makinë ka përplasur një fëmijë, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

Fëmija 5 vjeç mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet aksidentit.

Shoferi është ndaluar.