Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai dhe fëmija 8 muajsh, 5 të plagosur rëndë

640

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur sërish mbrëmjen e kësaj të diele në Shqipëri.

Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër në të cilin janë përfshirë 7 persona dhe ku si pasojë, kanë humbur jetën babai dhe foshnja 8 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër- Velipojë, ku dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se janë përplasur mes tyre automjeti tip “Alfa Romeo” me targa AA 474 NJ, me makinën tip “Hounday”.


Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” i identifikuar si Mondi Gjergji dhe djali i tij vetëm 8 muajsh. Ky i fundit ndodhej në makinë me gruan dhe tre fëmijët.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit tjetër, Sokol Muja ka mbetur i plagosur bashkë bashkë me një tjetër, me të cilin po udhëtonte.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.