Aksident tragjik në Maqedoni, humb jetën çifti shqiptar bashkë me djalin 2 vjeç

Një aksident i rëndë me pasojë 3 të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në Maqedoni. Një mjet tip Fiat Punto me targa të Dellçevës, ku udhëtonin një çift shqiptar nga Maqedonia bashkë me djalin e tyre 2 vjeç është përplasur me një kamion të ngarkuar me dru.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën burrë e grua si dhe djali i tyre dy vjeçar që udhëtonin me mjetin tip Fait.

“Në aksidentin në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën 32-vjeçari D.D. i cili ka drejtuar automjetin, bashkëshortja e tij 27-vjeçare dhe djali i tyre 2-vjeçar. Aksidenti është denoncuar në orën 15:40, ndërsa ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan- Dellçevë tek vendi ‘Leshtaro’”-informoi Gordana Panajotova, zëdhënëse e policisë.

Ajo shtoi se ekipe nga policia dhe organet kompetente për momentin po kryejnë ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në të dy drejtimet.