Aksident tragjik në Itali, humb jetën e moshuara, plagosen rëndë dy të rinj shqiptarë

639
Një i vdekur dhe tre të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Itali, mes tyre dy shqiptarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 17:30 në Forli. ‘Il resto del carlino.it’ shkruan se në aksident u përfshinë dy automjete, një ku udhëtonte viktima, Giuseppina Antonietta Magnogna, 77 vjeçe dhe burri i saj, i cili mbeti i plagosur, ndërsa është përplasur me një ‘Volvo Station Wagon 70’, ku udhëtonin dy shqiptarë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën 3 ambulanca si dhe policia e zjarrfikësja. Gruaja humbi jetën në vend, ndërkohë që të plagosurit u transportuan në spital. Mediat italiane raportojnë se në vendin e ngjarjes mbërritën edhe të afërm të viktimës, pasi kishin lënë me çiftin një darkë familjare me rastin e Krishtlindjeve.
Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit tragjik.
Sigal