Aksident tragjik në Igumenicë, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

552
I hidhur ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili ka humbur jetën në një aksident automobilistik.
Ngjarja në fjalë ndodhi në Igumenicë, në km 3 të aksit rural Sivota-Brahana.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është 30 vjeç. Ndërkohë, po hetohet lidhur me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal