Aksident tek mbikalimi i Rinasit, makina e mbeturinave humb kontrollin, përplaset me mjetet e tjera

546
Një aksident ka ndodhur në mbikalimin e Rinasit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se një makinë për grumbullimin e mbeturinave, e cila po ecte mbrapsht në autostradë, ndërsa është përplasur me mjetet e tjera.
Sakaq, aksidenti solli bllokimin e trafikut për disa minuta, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për të përballuar situatën. Ndërkohë, po hetohet lidhur me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal