Aksident spektakolar në Tiranë, makina tenton të shmangë motorin, përfundon përmbys në dyqan

506
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Një automjet në tentativë për të shmangur përplasjen fatale me një motor tek “Rruga e Durrësit” ka përfunduar në trotuar para një biznesi e përmbysur.
Burimet e mbrëndshme bëjn me dije se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Aksidenti ka shkaktuar panik tek kalimtarët por edhe kuriozitet duke mbledhur dhjetëra qytetarë.
Sigal