Aksident rrugor në aksin Lushnje- Fier, 3 të plagosur

94
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje Fier në vendin e njohur si Vajkan. Dy automjete janë përplasur mes tyre ndërsa të plagosur kanë mbetur vetëm pasagjerët, në total 3 persona.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në datën 19.12.2017, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Lushnje-Fier në vëndin e quajtur “Vajkan” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.M, 46 vjeç, banues në Vajkan, me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin D.J, 52 vjeç, banues në Vajkan.
Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.M, 52 vjeç, E.M,41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.