Aksident në Vlorë, shoferja merr përpara një 36 vjeçar me motorr

634
Një aksident ka ndodhur këtë pasditë në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motor. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali.
Mësohet se shtetasja 32 vjeçare me inicialet A.M ka goditr me makinën e saj një 36 vjeçar me inicialet A.Rr.
Drejtuesi i motorit është përplasur në rrugë dhe ka marrë një sërë plagësh. Fatmirësisht, njofton policia, gjëndja e tij shëndetësore nuk është e rëndë. Aktualisht i riu ndodhet në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Sigal