Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin

570
Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orës 19:15 në vendin e quajtur “Shkolla e Marinës”.
Një automjet tip “Opel” është përplasur me një motor që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale E.S.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i makinës, 53-vjeçari me iniciale M.V është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e ngjarjes. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet.
Sigal