Aksident në Vlorë, efektivja e policisë me urgjencë në spital (EMRI+FOTO)

428
Sigal

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës , ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë.

Menjëherë pas njoftimit është lajmëruar ambulanca duke e trasportuar të plagosurën në spitalin e qytetit. Sipas informacioneve bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tipt “Benz”me targa Vl 8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa AA 661 Tl.

Mjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara duke qënë dhe në sens të kundërt ka përplasur mjetin Toyota, i cili ka qënë i ndaluar në momentin e aksidentit.

Që drejtohej nga efektivja e policis te paraburgimit ku për pasojë ka mbetur e lënduar duke marë disa plag në këmb, në krahaharor dhe në shpatull. Mjekët në Spitalin e Vlorës bëjnë me dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë aksident Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë informacion.