Aksident në Unazën e Durrësit, dy makina bëhen “përshesh”

129
Një aksident rrugor sapo ka ndodhur në unazën e qytetit të Durrësit,.
Mes tyre janë përplasur një “Benz” dhe një “BMW” dhe siç bëhet me dije disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, të plagosurit ishin të gjakosur dhe me mjaft plagë në momentin që u transportuan nga ambulanca.
Siç shihet edhe nga pamjet mjeti tip “Benz” ka marrë dëmtime më të shumta. Policia e qytetit bregdetar, sakaq ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin.