Aksident në Tiranë, makina përplaset me motoçikletën

528
Një aksident ka ndodhur pranë kryqëzimit të bulevardit të ri me Unazën, pranë ish- stacionit të trenit në kryeqytet.
Drejtuesi i një motoçiklete, është përplasur me një automjet “Mercedez – Benz”, klasi S.
Nga përplasja, drejtuesi i motoçikletës mori plagë të rënda në kokë dhe në trup. Efektivë të policisë rrugore që ndodheshin fare pranë për të rregulluar trafikun, si dhe disa qytetarë i dhanë ndihmën e parë personit të plagosur.
Në pak minuta në vendin e ngjarjes mbërriti edhe një autoambulancë, e cila transportoi të plagosurin në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, i plagosuri ka marrë plagë të rënda në trup, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para të kryera nga hetuesit e aksidenteve rrugore, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërpreja e rrugës nga drejtuesi i motoçikletës, ndaj automjetit “Mercedez- Benz”. Shoferi i automjetit u shoqërua nga policia në ambientet e komisariatit nr.3, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sigal