Aksident në Tiranë, makina përplas një 30-vjeçare

572
Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 30-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur tek ish-stacioni i Trenit, ku një vajzë është përplasur nga një makinë, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Ajo është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa policia ka shoqëruar dy personat që ishin në makinë, shoferin dhe pasagjeri për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Deri tani, mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin po ecte makina. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Sigal