Aksident në Tiranë, drejtuesi i mjetit ndërron jetë, përplaset me një makinë të parkuar

518
Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit tip Mercedes Benz, ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur më një makinë të parkuar. Për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital 60-vjeccari me inicialet A.E.
Më datë 05.06.2017, rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”, automjeti tip Mercedes Benz, me drejtues A. E., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet parkuar pranë saj. Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Sigal