Aksident në Tepelenë, furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin

459
Një furgon me pasagjerë është përplasur me një kamion dhe si pasojë ka mbetur viktimë shoferi i kamionit Hysen Mema, ndërsa janë plagosur 6 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në Tepelenë pranë Kalasë.
Sipas bluve të Tepelenës 2 prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës, pasi ndodhen në një gjendje më të rëndë shëndetsore, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë u dërguan në spitalin e Tepelenes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë për shkaqet e aksidentit.
Sigal