Aksident në Shkodër, vdes 35-vjeçari

540
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër. Policia njofton se, rreth orës 13:25 në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, janë përplasur dy makina. Mjeti tip Golf me targa AA 518 AL me drejtues shtetasin Emirjan Qehaja, 27 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë tip Lifan me targa SH 612 A me drejtues Agron Shtogu, 35 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Në motoçikletë udhëtonte dhe bashkëshortja e viktimës 37-vjeçarja me inicialet B. Sh., së bashku me fëmijën e tyre S. Sh., 3 vjeç të cilët janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër. 
Fëmija ndodhet në gjendje të rendë për jetën. Ndërsa gruaja me inicialet B. Sh., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Sigal