Aksident në Shkodër, maunia përplas motoçikletën, rëndë dy bashkëshortët

506
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në mesditë në lagjen “Guerrile” në kryqëzimin e unazës perëndimore në periferi të Shkodrës. Një maune me targa të huaja PZ50643 ka përplasur një çift bashkëshortësh të cilët po udhëtonin me motoçikletë. 
Për pasojë bashkëshortët P.G., 37 vjec dhe M.G., 30 vjeçe kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Policia ka mbledhur të gjitha provat hetimore në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plote të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë. Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë mosrespektimi i shenjave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i motoçikletës.
Sigal