Aksident në Shkodër, 3 të plagosur

554
Një aksident me të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur ish SMT Dobraç.
Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një motor është përplasur me një biçiklete.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër.
Po ashtu, kanë mbetur të dëmtuar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, L. P. 62 vjeçe pasagjere në motor, bashkëshortja e tij dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sigal