Aksident në rrugën “Tokio”, një person humb jetën në Kamëz

659
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz, ku një i moshuar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tokio”, ku shtetasi me inicialet O.H, 27 vjeçar ka aksidentuar për vdekje një të moshuar ende i paidentifikuar nga policia. Personi në fjalë është goditur nga makina e të riut dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal.
Sigal