Aksident në rrugën Cërrik- Elbasan, këmbësori humb jetën rrugës për në spital

552
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Cërrik Elbasan, ku një këmbësor i moshës 60 vjeçare është përplasur nga një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi 38 vjeçar me inicialet F.D.
Ambulanca dhe policia kanë ardhur në vendngjarje, por fatkeqësisht 60 vjeçari me inicialet K.P ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Sigal