Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Qafë Thanës, në aksin Pogradec – Prrenjas. Mësohet se një autobus me nxënës gjimnazistë është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre. Njëri prej nxënësve ka njoftuar policinë për aksidentin.

Vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime.