Aksident në minierën e Selishtës në Peshkopi, plagosen dy minator

471
Një minator mësohet se ka mbetur i bllokuar në minierën e Selishtës në Dibër, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
25-vjeçari, Miftar Losha, me detyrë drejtues teknik në këtë minierë dhe minatori me iniciale E.L., kanë qenë duke punuar në një nga galeritë e minierës.
Një masiv dheu është shkëputur dhe ka lënë të plagosur 25-vjeçarin Losha, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ndërkohë minatori tjetër ka mbetur i bllokuar brenda në minierë dhe nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore. 
Sigal