Aksident në Lezhë: Plagosen dy persona, tek kryqëzimi i Shënkollit

415
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në Lezhë. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, dy automjete, njëri “Benz” dhe tjetri “Opel” janë përplasur tek kryqëzimi i Shënkollit dhe njëri prej tyre ka rënë në një kanal, e për pasojë janë plagosur shtetasit me iniciale F.M., 37 vjeç nga Lezha dhe I. K., 59 vjeç nga Shënkolli.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin mjekimin ndërsa sipas bluzave të bardha kanë marrë plagë të rënda dhe Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime
Sigal