Aksident në Lezhë, drejtuesja e ‘Renault’ në gjendje të rëndë

121

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të Ishull Shëgjin.

Një furgon është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Renault’ dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip ‘Renault’ .

Drejtuesja e mjetit ende e paidentifikuar është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa forca policie vijojnë hetimet.