Aksident në Kukës-Morinë vdesin 3 anëtarë të një familjeje

420
Sigal

KUKËS– Tre anëtarë të një familjeje kosovare kanë humbur jetën pas një aksidenti në aksin Kukës-Morinë mes dy automjeve. Ndërkohë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë që po udhëtonin në mjetin tjetër. 

Mësohet se dy automjetet e përfshira në aksident janë një fuoristradë BMW X5 me targë kosovare KS 01-855-AF dhe një Golf 3 me targa serbie VR001KL.

Dyshohet se viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Kosova dhe vajza e tyre. 

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur edhe hetimet para për ët zbardhur shkaqet e vdekjes. Ndërkohë që 2 të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që sipas burimeve spitalore mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.