Aksident në Kukës, makina përplaset me trafik ndarësen, 5 të plagosur

463
Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë Dukagjin.
Një shofer ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugën e Kombit.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, njëri prej të cilëve është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në spital është dërguar shoferi i makinës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që besohet se janë ngricat në rrugë.
Sigal