Aksident në Krujë, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Dolëm nga dera dhe dritarja

490
Një prej personave që ndodheshin në autobus, Kostandini, ka rrëfyer për News24 dinamikën e ngjarjeve dhe minutat e tmerrit se si i shpëtuan flakëve udhëtarët. “Ishim në udhëtim për në Krujë. Autobusi u ndez menjëherë. Shoferi hapi kroskotin. Dikush na ndihmoi theu xhamin me një varre. Disa dolë nnga dritarja dhe disa nga dera. Ishim 31 veta. Ishim nisur për në Shkodër dhe do shkonim në Ulqin dhe do ktheheshim nesër. Filloi të futej tym brenda, shoferi ndaloi dhe sa ndaloi filloi flaka dhe ne u hodhëm poshtë”, tha një prej dëshmitarëve.
MBËRRIJNË 4 TË PLAGOSUR NË TIRANË – Katër persona kanë mbërritur në repartin e djegie-plastikës në QSUT. Ata janë sjellë me helikopterë. 12 është numri i të plagosurve, 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë. 
PERSONI I KARBONIZUAR BRENDA NË AUTOBUS  Trupi i karbonizuar i një prej personave ndodhet ende në autobusin e shkrumbuar. Gazetari Prend Shota tha se në Krujë ndodhet një numër i madh autoritetesh dhe i forcave të rendit. 
KREU I BASHKISË KRUJË: JA SI NDODHI NGJARJA 
Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur në një lidhje telefonike për News24. Ai tha se autobusi është përfshirë menjëherë nga flakët dhe se kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar shoferin dhe duke i thënë të ndalonte menjëherë. Sapo shoferi ka zbritur duke hapur derën, flakët janë përhapur më shumë. “Një autobus me turistë nga Vlora është futur në qendër të Krujës dhe përballë qendrës shëndetësore ka shpërthyer flaka. Qytetarët e kanë parë dhe e kanë lajmëruar. Të gjithë personat në autobus janë përpjekur menjëherë të dalin. Me sa kam informacion është 1 viktimë, në dispozicion janë policia, ambulanca, zjarrfikësja. Janë evakuuar menjëherë personat e tjerë në autobus. Shkaqet e zjarrit nuk dihen. Shoferi dhe personat nuk i kanë parë flakët. Të gjithë kanë dalë menjëherë me përjashtim të një gruaje. Flakët kanë shpërthyer menjëherë dhe ndoshta ajo nuk ka dalë dot nga autobusi. Nuk dihet nëse janë të huaj”, tha Bushi. 10 TË PLAGOSUR TRANSPORTOHEN DREJT TIRANËS Ora 12:10- Pas shpërthimit për shkaqe ende të panjohura të autobusit në Krujë, mësohet se 10 besimtarë u transportuan drejt Tiranës. Mësohet e ata po kurohen pranë repartit të djegjeve në QSUT.
Sigal