Aksident në Korçë, mjeti përplasi për vdekje kalimtarin

470
Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur në Korçë, ku mjeti perplasi per vdekje një këmbësor, pranë fshatit Podgorie. Fatos Kapushi, 40 vjeç banues në fshatin Podgorie – Korçë u arrestua. “Arrestimi i tij u bë pasi dje, 25 korrik 2016, (rreth 500 m) mbi vendin e quajtur “Lapidari i Podgories” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Opel”, me targë AA 254 DL, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen, shtetasin R.M, 74 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec këmbësor në rrugë” informon policia e Korçës.